Maliqi: Balotazhi mund të sjellë përmbysje të rezultatit

Postuar: 09:19 / 17.11.2017

Pak a shumë janë të konfiguruara përparësitë dhe individët që hyjnë në balotazh si favoritë më 19 nëntor, ka vlerësuar njohësi i rrethanave politike, Shkëlzen Maliqi.

Por, sipas tij, ata favoritë nuk mund të kenë garanci se do të jenë fitues të zgjedhjeve.

Maliqi ka thënë për “Epoka e re” se rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale mund të sjellë përmbysje të rezultatit të rrethit të parë, siç kishte ndodhur në vitin 2013, në Prishtinë dhe në Mitrovicë.

Sipas Maliqit, nëse votuesit e kandidatëve të eliminuar e kanë të gjallë motivimin që të ndikojnë në skenën lokale, është e mundshme të shkrihen edhe përparësitë bindëse të rrethit të parë.

Maliqi ka thënë se në Prishtinë e sheh favorit Shpend Ahmetin; në Ferizaj, Agim Aliun; në Gjakovë, Ardian Gjinin; në Mitrovicë, Valdete Idrizin; në Prizren, Shaqir Totajn.

Përparësitë e këtyre kandidatëve, Maliqi vlerëson se nuk janë të garantuara.

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
LipjanKomente: 0 Pritet ndërtimi i urës mbi Lumin Sitnica në tri vitet e ardhshme 14:08 / 07.05.2024 Sot, është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit nga Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu për bashkëfinancimin e projektit ndërtimin e urës mbi Lumin Sitncica.