Malisheva nga nesër nis ligjëratat për vetëdijesimin kundër etheve hemorragjike

MalishevëPostuar: 13:21 / 12.03.2019

Në kuadër të zbatimit të masave parandaluese kundër Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK), nga nesër do të startohet edhe me mbajtjen e ligjëratave vetëdijesuese, për rrezikun nga thumbimi i rriqrave, të cilët e bartin virusin e EHKK.

Ligjëratat do të mbahen në shkollat e fshatrave Llazicë dhe Balincë, ndërsa këto ligjërata do t'i mbajnë profesionistët e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “dr.Shpëtim Robaj” në Malishevë.

Mbajtja e ligjëratave të vetëdijesimit, janë pjesë e masave parandaluese të EHKK dhe mbahen në bashkëpunim me Këshillim Komunal për menaxhimin e EHKK në Malishevë. /InfoKomuna/

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.