Malishevë, filloi rregullimi i rrugëve në Qypevë

MalishevëPostuar: 09:03 / 20.09.2017

Edhe fshati Qypevë, në Komunën e Malishevës, sikur edhe fshatrat tjerë, janë pjesë e investimeve komunale, që lidhen me jetesën dhe mirëqenien e banorëve. Krahas disa investimeve te mëhershme, në brendi të fshatit, ka filluar edhe rregullimi i rrugës kryesore të këtij fshati.

Për këtë qëllim, dje, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar edhe nga drejtori i urbanizimit, Ahmet mirna, e kanë vizituar këtë fshat, ku i kanë parë nga afër punimet që po kryhen, si dhe janë takuar me banorët e fshatit, të cilët edhe i kanë uruar për këtë projekt, mjaft domethënës për banorët.

“Unë shfrytëzoj rastin që t’ju uroj për rrugën që po ndërtohet, e që do të jetë tërësisht në shërbim tuajin. Ne, po mundohemi që sadopak, edhe pse me një buxhet të kufizuar, të investojmë në infrastrukturë, në mënyrë që të krijojmë kushte sa më të mira për çdo vendbanim dhe që qytetarët të lëvizin me lehtë”, tha kryetari Begaj.

Nga an tjetër, kryetari fshatit Qypevë dhe banorët e këtij fshati e kanë falënderuar komunën për këtë investim dhe për kujdesin në raport me banorët.

Sipas drejtorit të urbanizimit, Ahmet Morina, rruga ka një gjatësi prej mbi 700 metrave dhe ndërtohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.
 

PrishtinëKomente: 0 Mbillen 3000 fara të drunjve përmes dronit në Kryeqytet 14:07 / 13.05.2024 Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se sot kanë bërë mbjelljen e 3000 farave të drunjve me dron, në bazë të iniciativës për ripyllëzim dhe vizionit për hapësira të pastra dhe të...
VushtrriKomente: 0 Kryetari Idrizi pritet në takim nga kryetari Hamza 13:59 / 13.05.2024 Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vizituar sot gjatë ditës Komunën e Mitrovicës, ku edhe është pritur nga kryetari i kësaj komune, Bedri Hamza.