Malishevë, fillon pastrimi i shtratit të përroskës në Damanek

MalishevëPostuar: 11:49 / 07.09.2017

Përroska shumë e gjerë, e cila shtrihet përgjatë fshatit Damanek të Malishevës, ka qenë pothuajse tërësisht e bllokuar për shkak të mbeturinave dhe bimëve të cilat janë rritur në të.

Kjo gjendje ju ka sjellë probleme banorëve të këtij fshati, për shkak kundërmimit dhe si pasojë edhe janë rrezikuar edhe nga ndonjë sëmundje. Por, tani ka filluar pastrimi i shtratit të kësaj përroske.

Punimet në pastrimin e shtratit të përroskës, i ka përcjellë nga afër sot edhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Ahmet Morina, i cili është ndarë i kënaqur nga puna e cila po kryhet, pasi po largohen të gjitha mbeturinat dhe bimët nga shtrati, që ka penguar rrjedhën e ujit, e më këtë po largohet edhe kundërmimi.

Edhe kryetari i fshatit Damanek, Ismet Krasniqi, dhe banorët tjerë të fshatit, janë shprehur të kënaqur me punimet që po kryhen në pastrimin e përroskës, pasi sipas tyre, kanë qenë të rrezikuar për shkak të erës së keqe, por edhe për shkak të bllokimit të kësaj përroske.

Ata kanë falënderuar Komunën e Malishevës, për këtë intervenim në përroskë, e që për banorët është shumë me rëndësi.
/InfoKomuna/

VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...