Maturantët në Ferizaj bojkotojnë mësimin kundër shtyrjes së vendimit për ekskursionin

FerizajPostuar: 11:10 / 19.09.2018

Ish-kreu komunal i Ferizajt, Muharrem Svarqa, njëherësh kryetar i Degës së LDK-së, e ka kritikuar Ekzekutivin e Komunës, lidhur me vendimin për shtyrjen e ekskursionit të maturantëve në Shqipëri, i cili parashihet për në maj të vitit të ardhshëm.

Vendimi i Komunës pa ndonjë arsye konkrete vazhdon të kundërshtohet edhe nga vetë maturantët, të cilët për çdo ditë po protestojnë para objektit të Komunës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Madje në disa shkolla të mesme të Ferizajt, maturantët nuk janë duke e mbajtur procesin mësimor si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Komunës.

Svarqa ka thënë se qeverisja e kryetarit Agim Aliu, me vendim të imponuar përmes Këshillit të prindërve, pa asnjë paralajmërim paraprak, maturantët ferizajas i ka privuar nga e drejta e ekskursionit në Shqipëri.

Svarqa ka thënë se qeverisja lokale e Ferizajt po i sanksionon maturantët e vet, derisa të gjithë maturantët e Kosovës tashmë po e shijojnë ekskursionin në Shqipëri.

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.