Mbahet diskutimi publik për Draft-Rregulloren për Shërbime Publike në Komunën e Kamenicës

KamenicëPostuar: 17:43 / 20.02.2024

Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat në Komunën e Kamenicës, ka mbajtur diskutimin publik për Draft-Rregulloren për Shërbime Publike.

Këtë diskutim e hapi grupi punues i kësaj rregulloreje, ku të pranishëm ishin zyrtarë komunal, qytetarë e OJQ.

Kryetari i grupit punues të këtij dokumenti, Sami Morina, në hapje të këtij diskutimi ka thënë se kjo rregullore ka për qëllim trajtimin e ofrimit  të shërbimeve publike komunale, përmirësimin e kushteve jetësore të qytetarëve, mbrojtjen e sipërfaqeve publike dhe pamjes sa më të bukur të qytetit dhe vendbanimeve tjera.

“Me këtë Rregullore përcaktohen të drejtat, detyrat dhe sanksionet kundërvajtëse me gjobë për personat fizik, personat juridik,  në lëmin e shërbimeve publike në territorin e Komunës së Kamenicës”, ka thënë ai.

Nga të pranishmit u bënë disa pyetje dhe komente kryesisht në riformulim të neneve, dhe fjalive.

Lidhur me këtë diskutim do të publikohet edhe procesverbali.
 

KamenicëKomente: 0 Kryetari Rahimaj: Një super lajm për fermerët kamenicas 09:44 / 15.05.2024 Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka njoftuar se në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar me Islamic Relief Kosova, do të mbështesë fermerët e Kamenicës me serra dhe motokultivatorë.
VushtrriKomente: 0 Kryetari Idrizi pritet në takim nga kryetari Hamza 13:59 / 13.05.2024 Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vizituar sot gjatë ditës Komunën e Mitrovicës, ku edhe është pritur nga kryetari i kësaj komune, Bedri Hamza.