Mbahet mbledhja e 29-të e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Mitrovicës
Drejtuar nga kryesuesja e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Vesa Broja, sot është mbajtur mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm në këtë mbledhje ishin drejtorë të drejtorive komunale, si dhe anëtarët e KPF-së.
Fillimisht u propozua edhe një pikë shtesë për rend të ditës; Informatë mbi Qarkoren Buxhetore për vitin 2025.
Më pas mbledhja ka vazhduar me shqyrtimin e pikave të rendit të ditës; Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Propozim për ndarjen e titullit “Qytetar Nderi” për z. Bernd Baumgarten; Propozim-vendim për caktimin e qirasë për shfrytëzuesit e Parkut Industrial dhe Parkut Teknologjik në Mitrovicë; Raporti i Komisionit Komunal të Aksionarëve të NPL “Stacioni i Autobusëve” sh.a. për vitin 2023; Raporti i Komisionit Komunal të Aksionarëve të NP “Tregu” për vitin 2023, si dhe Informatë mbi Qarkoren Buxhetore për vitin 2025.
Këto pika të rendit të ditës pasi u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së, do të procedohen për miratim në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal.