Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Hanit të Elezit për vitin 2024

Hani i ElezitPostuar: 14:01 / 29.02.2024

Gjatë ditës së sotme, Kuvendi Komunal i Hanit të Elezit, ka mbajtur mbledhjen e dytë të rregullt për vitin 2024.

Këshilltarët e Kuvendit të Komunës për këtë mbledhje punuan me këtë rend të punës:

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
2. Raporti i punës së kryetarit të komunës për vitin 2023.
3. Raporti i punës së kuvendit të komunës për vitin 2023.
4. Propozim vendim për shpalljen me interes të përgjithshëm të gjashtë parcelave kadastrale.
5. Raporti financiar për vitin 2023 i N.P.L “Pastrimi” sh.a.
6. Informatë  mbi procesin e trajtimit të ndërtimeve pa leje dhe legalizimin e tyre.
7. Të ndryshme.

Me punën e kuvendit udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit të Komunës Florim Shkreta, ndërsa nga ekzekutivi ishin prezent Kryetari i Komunës Mehmet Ballazhi si dhe drejtorët e drejtorive të Komunës së Hanit të Elezit.

Duke filluar nga ky muaj, seancat e Kuvendit Komunal do të transmetohen në kanalin televiziv Festina TV.