Mbahet mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Prizrenit
Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) i Kuvendit Komunal të Prizrenit, mbajti mbledhjen e radhës, të thirrur nga Kryesuesja, Antigona Bytyqi.
Në këtë mbledhje u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve: 28 mars 2024 (rregullt); 23 prill 2024 (jashtëzakonshme); 30 prill e vazhduar më 03 maj 2024 (rregullt) ;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i Rendit të Ditës;
3. Pyetjet e kuvendarëve dhe ngritja e çështjeve të ndryshme;
4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit nr. 001/011-53593 të datës 23 prill 2024;
5. Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores nr.01/011-3250 dt.08.03.2012 për përdorimin e gjuhëve në komunën e Prizrenit;
6. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Rregullores për shërbime komunale në Komunën e Prizrenit;
7. Miratimi i propozim-vendimit për shfuqizimin e vendimeve (sipas rekomandimeve të MMPHI-së);
8. Informatë rreth raportit të punës së zyrës-njësisë për të drejtat e njeriut dhe barazi gjinore, për vitin 2023.
Anëtarët e KPF-së shtuan pikën “Shqyrtimi dhe miratimi i draft-planit të punës për ekipin komunal për të drejtat e fëmijës (2024-2026