Mbahet mbledhja e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Drenasit

GllogocPostuar: 18:27 / 18.01.2024

Të enjten, në Sallën e Kuvendit të Drenasit është mbajtur mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, të cilën e ka udhëhequr nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arben Shala, ndërsa të pranishëm ishin, koordinatorja e KKSB-së, Laureta Thaqi njëherit Drejtoreshë e Administratës Komunale, drejtori i Arsimit, Muhamet Gjoka dhe anëtarë të KKSB-së.

Pikat e rendit të ditës të cilat u diskutuan e miratuan, ishin:

1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të KKSB-së të mbajtur me datë 07.12.2023; https://kk.rks-gov.net/.../01/DOC-2024-01-09T152411.354.pdf
2. Raft-Plani i Punës së KKSB-së për vitin 2024
3. Orari i mbajtjes së mbledhjeve të KKSB-së gjatë vitit 2024
4. Raporti vjetor i punës së KKSB-së për vitin 2023
5. Të ndryshme