Mbahet mbledhja e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Suharekës

SuharekëPostuar: 17:45 / 13.02.2024

Gjatë ditës së sotme, është mbajtur mbledhja e radhës e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Suharekës, kryesuar nga nënkryetarja Mihrije Suka.

Anëtarët e KKSB-së (Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi) në Komunën e Suharekës, në takimin e parë për këtë vit, të cilin e ka kryesuar nënkryetarja e Komunës Mihrije Suka, në mes tjerash kanë diskutuar për këto pika të rendit të ditës:

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Analizimi i vjedhjeve në territorin e  Komunës së Suharekës;
3. Identifikimi dhe krijimi i zonave të gjelbëruara përreth shkollave për të ruajtur hapësirën dhe sigurinë e plotë të nxënësve;
4. Informatë dhe diskutim për projektet të infrastrukturës dhe të shërbimeve që ndikojnë në sigurinë e qytetarëve; dhe
5. Trajtimi i qenve endacak.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, shefi i sektorit të krimeve në Stacionin policor në Suharekë, toger Vehbi Bytyçi, ka raportuar dhe ka analizuar gjendjen sa i përket rasteve të vjedhjeve në territorin e kësaj Komune.

Edhe për pikat tjera është diskutuar gjatë takimit dhe në fund janë dhënë edhe rekomandimet si:
Të rritet bashkëpunimi në mes të policisë, institucioneve dhe  komunitetit. Sipas standardeve që kërkohen të realizohen projektet  si dhe të bëhet lirimi i hapësirave publike kudo që kërkohet lirimi i tyre.

Ndërsa, në fund nga përfaqësuesit e FSK-së u bë e ditur se në Shkollën e Mesme  Profesionale “Avdyl Ramaj” janë mbajtur Ligjërata rreth vetëdijesimit të nxënësve nga mjetet shpërthyese.
 

KlinëKomente: 0 Ndahen 212 mijë euro për asfaltimin e rrugës Poterq – Dugajevë 10:51 / 17.05.2024 Sot, kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, bashkë me zëvendësministrin e Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kanë nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi për asfaltimin e rrugës Poterq-Dugajevë.
VushtrriKomente: 0 Kryetari Idrizi pritet në takim nga kryetari Hamza 13:59 / 13.05.2024 Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vizituar sot gjatë ditës Komunën e Mitrovicës, ku edhe është pritur nga kryetari i kësaj komune, Bedri Hamza.