Mbahet punëtoria për finalizimin e orareve të mësimit tërëditor në shkollat e Kryeqytetit

PrishtinëPostuar: 16:20 / 05.07.2024

Sot, nënkryetarja/drejtoresha e arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku Sadriu, bashkë me përfaqësuesit e pesë shkollave ku planifikohet mësimi tërëditor në kryeqytet, mësimdhënës, ekspertë të arsimit dhe përfaqësues të Drejtorisë Komunale të Arsimit, mbajtën punëtorinë për të finalizuar oraret e mësimit tërëditor.

Në këtë sesion, përpiluan me kujdes një plan të përbashkët që synon të ofrojë një përvojë të pasur dhe gjithëpërfshirëse mësimore për nxënësit tanë. Ky hap shënon një përparim të madh në drejtim të përmirësimit të cilësisë së arsimit, duke garantuar që çdo nxënës të ketë mundësinë të zhvillojë plotësisht potencialin e tij.

Shtatori do të jetë ndryshe!