Mbahet shqyrtim publik i skenarëve të propozuar hapësinor dhe për kornizën e zhvillimit hapësinor të Planit Zhvillimor Komunal të Klinës për vitet 2024-2032

KlinëPostuar: 15:53 / 24.01.2024

Në sallën e Kuvendit Komunal Klinë, Drejtoria e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit ka mbajtur shqyrtim publik të skenarëve të propozuar hapësinor dhe për Kornizën e Zhvillimit Hapësinor të Planit Zhvillimor Komunal të Klinës për vitet 2024-2032.

Takimin e udhëhoqën drejtori i Urbanizmit, z. Enver Berisha dhe menaxherja e kontratës, Arbrora Thaqi dhe të pranishëm ishin nënkryetarja e komunës së Klinës, Marqe Tanushi – Selmanaj, drejtorë të drejtorive, përfaqësues të kolegjit “UBT” nga Prishtina, ndërsa të ftuar ishin qytetarë, persona juridikë, biznese, ojq e grupe të tjera të interesit.

Menaxherja e projektit, znj. Thaqi në këtë takim theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në hartimin e Kornizës së Zhvillimit Hapësinor të Planit Zhvillimor Komunal të Klinës për vitet 2024-2032 si dhe në shqyrtimin publik të tre Skenarëve të Propozuar Hapësinor për të përzgjedhur skenarin e propozuar i cili do të zhvillohet në fazat e tjera të procesit të hartimit.

Drejtoria e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit kërkon pjesëmarrje aktive dhe bashkëpunim intensiv me qytetarët për hartimin sa më të mirëfilltë të këtij dokumenti që të kontribuojnë me ide dhe sugjerime në takimet e ardhshme.
 

LipjanKomente: 0 Pritet ndërtimi i urës mbi Lumin Sitnica në tri vitet e ardhshme 14:08 / 07.05.2024 Sot, është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit nga Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu për bashkëfinancimin e projektit ndërtimin e urës mbi Lumin Sitncica.
PrishtinëKomente: 0 Sot, parkingjet e hapura në Kryeqytet pa pagesë 11:14 / 09.05.2024 Prishtina Parking, njofton të gjithë qytetarët, se sot me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës, të gjitha parkingjet e hapura në Kryeqytet do të jenë pa pagesë.