Mbahet takimi i radhës i Koordinimit Lokal për Siguri në Komunën e Suharekës

SuharekëPostuar: 12:22 / 21.02.2024

Sot, në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i radhës i rregullt i Koordinimit Lokal për Siguri, kryesuar nga nënkryetarja e kësaj komune, Mihrije Suka.

Në takimin e radhës të koordinimit lokal për siguri, nënkryetarja e Komunës Mihrije Suka e cila është edhe kryesuesja e takimit, në mes tjerash ka njoftuar për aktivitetet që janë zhvilluar gjatë dy jave në Komunën e Suharekës, ku ka veçuar: nënshkrimin e Marrëveshjes së Mirëkuptimit për Bashkëfinancimin e Projektit, bashkëfinancim i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Komunës së Suharekës, si dhe më shumë se 1 milion euro, përfitimin nga Granti i performancës Komunale.

Ndërkaq, për gjendjen e sigurisë në Komunë ka raportuar komandanti i policisë në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, i cili gjendjen e sigurisë në Komunë e ka vlerësua të qetë dhe të sigurt. Më pastaj ka numëruar rastet që kanë ndodhur gjatë dy jave ku ka dhënë dhe numrin e tiketave që ka shqiptuar policia si: 392 tiketa dhe 23 urdhëresa të realizuara.

Në fund, ka falënderuar qytetarët që edhe përkundër organizimeve të ndryshme gjatë festës së Pavarësisë nuk ka ndodhur asnjë incident apo rast që prish imazhin e Festës.
 

IstogKomente: 0 Themelohet Asambleja Komunale e Fëmijëve në Istog 16:18 / 13.05.2024 Sot, Komuna e Istogut ka themeluar Asamblenë Komunale të Fëmijëve prej 27 anëtarëve, kjo me iniciativën e Sektorit për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete - Drejtoria për Administratë Komunale në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim dhe në mbështetje nga...
VushtrriKomente: 0 Kryetari Idrizi pritet në takim nga kryetari Hamza 13:59 / 13.05.2024 Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vizituar sot gjatë ditës Komunën e Mitrovicës, ku edhe është pritur nga kryetari i kësaj komune, Bedri Hamza.