Mbi 200 mijë euro për ndërtimin e shtatë rrugëve në lagjen “Arbëria”

GjilanPostuar: 15:58 / 04.10.2018

Komuna e Gjilanit po vazhdon me investime në infrastrukturë në lagjen “Arbëria”, ku aktualisht po ndërtohen shtatë rrugica, përfshirë rrjetin e ujësjellësit, kanalizimin dhe alfaltimin.

Gjatë vizitës së punimeve atje, nënkryetari Arbër Ismajli, i cili shoqërohej nga deputeti Imet Rrahmani dhe bashkëpunëtorët, ka njoftuar se shuma e investimeve në këto projekte është mbi 200 mijë euro.

“Përpos këtyre rrugëve, i kemi projektuar edhe gjashtë të tjera në këtë pjesë, të cilat fillojnë në pranverë. Ndërkohë, sot kemi dalë për të biseduar edhe me banorët dhe kërkesat e tyre do t’i inkorporojmë në kuadër të programit të katërshes infrastrukturore. Kryetari Haziri është i vendosur që përfundimisht t’i heqim lloçin dhe vadat”, tha nënkryetari Ismajli. /InfoKomuna/

VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.