Mbledhja e Kuvendit Malishevës shtyhet për javën tjetër

MalishevëPostuar: 12:35 / 12.01.2018

Mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Malishevës, e thirrur për sot, është shtyrë për të hënën e ardhshme.

Duke parë mos koordinimin e subjekteve politike në Kuvendin e Komunës, me propozimin e Kryetarit të Komunës, i cili edhe e ka thirrur mbledhjen e parë, kryesuesja e mbledhjes, Hidajete Mazreku, si anëtarja më e vjetër në kuvend, e ka shtyrë mbledhjen për të hënën e ardhshme.

Në këtë mbledhje të parë, është dashur të bëhet zgjedhja e  kryesuesit të Kuvendit të Komunës, por për gati dy orë, grupet politike, që e përbëjnë Kuvendin e Komunës, nuk kishin arritur marrëveshje për zgjedhjen e kryesuesit, dhe gjatë kësaj kohe, vazhdimisht kanë lëvizur herë brenda e herë jashtë sallës së kuvendit.

Kuvendi i Komunës së Malishevës, i ka 31 anëtarë, ndërsa asnjë subjekt politik nuk e ka shumicën. Kuvendi i Komunës së Malishevës, i dalë nga zgjedhjet e fundit lokale, ka këtë përfaqësim të subjekteve politike: NISMA ka 11 anëtarë, PDK, ka 9 anëtarë, LDK ka 6 anëtarë, LVV ka 4 anëtarë dhe AAK 1 anëtar.

Mbledhja e KK të Malishevës, do të vazhdoj punimet të hënën me 15 janar 2018, duke filluar në ora 10:00.

/InfoKomuna/

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...