Më 30 maj në Gjilan mbahet Panairi i Punës 2018

GjilanPostuar: 10:23 / 17.05.2018

Komuna e Gjilanit njofton se më 30 maj, në Sallën e Sporteve “Bashkim Selishta” në Gjilan, mbahet Panairi i Punës 2018.

Për punëkërkuesit - Panairi i Punës është vendi i cili ofron informata për mundësitë e punësimit dhe praktikës në punë, dhe informata për trajnime e aftësime profesionale.

Për kompanitë - Panairi i Punës është vendi ku mund të shpallin vendet e lira të punës apo praktikës në punë. Gjatë panairit kompanitë gjithashtu mund të intervistojnë dhe vlerësojnë kandidatët potencial për punë apo praktikë në punë.

Komuna së shpejti do t’i postoj pozitat e hapura për punë dhe punë praktike nga bizneset që do të marrin pjesë në këtë panair.

Panairi i Punës organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK), Komunën e Gjilanit dhe Zyra Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).

KamenicëKomente: 0 Kryetari Rahimaj: Një super lajm për fermerët kamenicas 09:44 / 15.05.2024 Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka njoftuar se në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar me Islamic Relief Kosova, do të mbështesë fermerët e Kamenicës me serra dhe motokultivatorë.