Mitrovica model për grumbullimin dhe menaxhimin e mbeturinave

MitrovicëPostuar: 13:52 / 17.07.2017

Në mbledhjen e rregullt të Bordit të Drejtorëve, drejtuar nga kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, është konstatuar se është arritur mbulueshmëria e grumbullimit të mbeturinave pothuaj në tërë territorin e Mitrovicës.

Kjo është bërë e mundur falë një projekti të financuar nga GIZ-i. Kështu, Komuna e Mitrovicë, është komuna e vetme në Kosovë që GIZ-i e ka mbështet për hartimin e një plani kaq detaj e kaq profesional, duke e bërë Mitrovicën model për reformat dhe implementimin e kritereve dhe ngritjen e performancës në fushën e menaxhimit të mbeturinave.

Plani për grumbullimin e mbeturinave në tërë territorin e Komunës së Mitrovicës, është hartuar në mënyrë profesionale nga GIZ-i Gjerman, që ka angazhuar ekspert nga Prizreni, të cilët për gjashtë muaj kanë hartuar planin që përfshinë çdo vendbanim të Komunës së Mitrovicës, pra edhe ët gjitha fshatrat.

Plani është i publikuar në ueb-faqen e Komunës së Mitrovicës dhe qytetarët mund të shohin orarin se kur shkon në rrugën e tyre automjeti për grumbullimin e mbeturinave e që aktualisht nëntë sish janë në funksion. Plani është duke u zbatuar dhe aktualisht monitorohet nga ekspertët nga Prizreni.

Ky plan, përveç që parasheh ofrimin e shërbimeve për çdo qytetar të Komunës, parasheh edhe marshuta efiçiente të kamionëve, që do të thotë kursim të derivateve deri në 50 për qind, për çdo kamionë.

Në takim u bë e ditur se janë kryer dëgjimet buxhetore për projekt-buxhetin e Komunës për vitin 2018, me ç’rast u tha se janë mbajtur gjithsejtë nëntë dëgjime, në të cilat kanë marrë pjesë qytetarë, përfaqësues të OJQ-ve, shoqërisë civile, përfaqësues të institucioneve dhe grupeve tjera të interesat, të cilët kanë dhënë vërejtjet dhe propozimet e tyre që do të bëhet përpjekje që të përfshihen në buxhet.

Përveç këtyre çështjeve, në takim u shqyrtuan edhe disa çështje të tjera me rëndësi nga fushëveprimi i drejtorive komunale.
/InfoKomuna/

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...