Mbahet takim koordinues me Ekipin Komunal për Sigurimin e Cilësisë dhe Ekipin Bërthamë të SHFMU "Migjeni" në Mitrovicë
Gjatë ditës së djeshme, në kuadër të aktiviteteve të DKA-së në Mitrovicë për ngritjen e cilësisë, u mbajt takim koordinues me Ekipin Komunal për Sigurimin e Cilësisë dhe Ekipin Bërthamë të ShFMU "Migjeni" i cili vitin e kaluar e ka përfunduar me sukses procesin e vetë-vlerësimit të shkollës.
Drejtoresha e DKA-së, Drita Kadriu, ndër të tjera theksoi rëndësinë dhe nevojën e përfshirjes së shkollave në procesin e vetë-vlerësimit për sigurimin e cilësisë.
Po ashtu drejtoresha Kadriu e vlerësoi lartë përkushtimin e këtyre dy ekipeve dhe përvojën e krijuar.
Në takim u caktuan rolet dhe detyrat mbështetëse për lehtësimin e procesit në shkollat e reja dhe këtë përvojë do ta shtrijmë edhe në 7 shkolla të tjera të komunës tonë gjatë muajit shkurt për të vazhduar pastaj në shtator me grupet e tjera të shkollave.