MMPH ndihmon Gjakovën me dy projekte

GjakovëPostuar: 15:24 / 19.04.2018

Qeveria e Kosovës, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të përkrahë financiarisht dy projekte jetike në komunën e Gjakovës, atë për rregullimin e shtratit të lumit Krena dhe përfundimin e punimeve për ujësjellësin e në 28 fshatra të Rekës së Keqe, njofton kumtesa komunale, trasnemton Koha.net.

Për këtë, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj ka qëndruar sot në Gjakovë, me ç’rast bashkë me kryetarin e komunës Ardian Gjini dhe kryeshefin ekzekutiv të KRU “Gjakova” Ismet Ahmeti kanë nënshkruar dy marrëveshjet e mirëkuptimit për bashkëfinancimin e këtyre dy projekteve.

Pas nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve, kryetari Gjini a thënë se me këto dy projekte po vazhdon realizimi i shumë projekteve jetike për qytetarët e Gjakovës, projekte të cilat janë premtuar dhe do ta bëjnë Gjakovën një komunë shumë më të mirë në të ardhmen. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...