Kryetari Muharremaj viziton banorët e Budakovës

SuharekëPostuar: 11:18 / 18.12.2017

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj ditën e parë të javës e ka filluar në fshatin Budakovë, në fshatin më malor të kësaj Komune, ku shpesh banorët e kësaj ane gjatë stinës së dimrit janë ballafaquar me të reshurat dhe me vështirësi kalimi.

Kjo edhe ishte tema e bisedës me banorë të Budakovës: se si t’ia dalin dhe si të mobilizohen në rast të reshjeve të mëdha.

Kryetari Muharremaj, u interesua edhe për çështje tjera me banorët e fshatit Budakovë, ka biseduar me ta miqësisht edhe për gjendjen ekonomike dhe për infrastrukturën ne këtë fshat.

Ai ju ka premtuar atyre se do t'i vizitojë më shpesh. /InfoKomuna/

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.