Mulaku u ndan mirënjohje nxënësve fitues në Festivalin e filmit “Anibar”

VushtrriPostuar: 16:23 / 05.09.2017

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, ka pritur sot nxënës të Shkollës së mesme të ultë ShMU 2 të qytetit të Vushtrrisë, që janë fitues të Festivalit të filmit Anibar.

Nxënësit Arian Jetullahu, Yllëza Merovci, Engjëllushë Gjyshinca dhe Ensar Shuku janë fitues të filmit të shkurtë “Historical Monuments”, që është një tregim i shkurtër për monumentet e trashëgimisë kulturore në qytetin e Vushtrrisë dhe mesazh ka ruajtjen e kësaj trashëgimie, transmeton InfoKomuna.

Kryetari Mulaku tha se ndjehet shumë krenarë që nxënësit vushtrrias kanë arritur këtë sukses shumë të madh.

“Më vjen mirë që nga shkollat e Vushtrrisë kanë dalë nxënës kaq të talentuar edhe në fushën e filmit”, ka thënë kryetari Mulaku.

Nxënësit janë shoqëruar nga arsimtarja e tyre, Shqipe Merovci.

Me këtë rast kryetari i komunës, Bajram Mulaku i ka ndarë mirënjohje nxënësve dhe arsimtares por edhe shkollës për këtë sukses të arritur./InfoKomuna/

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.