Në Kaçanik mbahet sesion informues për grantet e zhvillimit rajonal

KaçanikPostuar: 10:43 / 14.02.2018

Përfaqësues të bizneseve nga Komuna e Kaçanikut, të martën kishin mundësinë që të informoheshin për mënyrën e aplikimit në skemën e granteve nga Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) të titulluar " Programi për zhvillim rajonal të balancuar".

Të pranishmit fillimisht i përshëndeti Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Ekonomik Bahri Selimi, i cili i inkurajoi bizneset që të aplikojnë në këto grante, ndërsa u premtoi përkrahje edhe nga Komuna e Kaçanikut.

Nga ana tjetër përfaqësuesi i Agjencionit për Zhvillim Rajonal Agim Zeka dhe përfaqësues nga MZHR shpalosën udhëzuesin për mënyrën e aplikimit në këto grante. Për më shumë informacione mund të drejtoheni në faqen zyrtare të ARDA EAST.