Në Kamenicë mbahet punëtoria e radhës në kuadër të Kontratës Sociale
KamenicëPostuar: 16:46 / 28.03.2024
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me ekipin komunal që është angazhuar në kudër të projektit të Kontratës Sociale në bashkëpunim me USAID, së bashku edhe me qytetarë kanë marrë pjesë në punëtorinë e radhës, për konkretizimin e mëtejmë të implementimit të projekteve.
Në kuadër të kësaj kontrate janë votuar dhe zgjedhur dy projekte nga vetë qytetarët e pranishëm të cilët do të gjejnë mbështetje financiare në kuadër të këtij projekti, duke bërë kështu komunën e Kamenicës një nga 10 komunat që po marrin pjesë në këtë projekt.