Në Komunën e Rahovecit zhvillohet takim me ekspertin e angazhuar nga GIZ
RahovecPostuar: 14:42 / 08.05.2024
Kryetari Latifi dhe Grupi Punues për lehtësimin e barrës administrative në Komunën e Rahovecit, pritën në takim ekspertin e angazhuar nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), Naim Cahani.
Në këtë takim, u diskutua rreth lehtësimit të barrës administrative, që ka për qëllim thjeshtimin e procesit dhe uljen e shpenzimeve të qytetarëve dhe bizneseve për marrjen e shërbimeve në administratën publike.
Përgjatë takimit, palët shprehën dhe vlerësuan gatishmëri për bashkëpunim në këtë proces të rëndësishëm, e që bashkëpunimi me GIZ-in çdoherë ka dhënë rezultate të mira.