Në postën doganore në Fushë Kosovë arrijnë dërgesa me armë

Fushë KosovëPostuar: 10:38 / 08.12.2017

Policia e Kosovës njoftoi se një zyrtare në postën doganore në Fushë Kosovë ka raportuar se nga Tajvani ka arrit një dërgesë, ku në pako kishte një pushkë dhe tre fishekë të kalibrit të ndryshëm.

Në njoftimin e policisë thuhet se dërgesa është në emër të dyshuarit mashkull.

Njësia përkatëse policore ka konfiskuar pushkën me municion dhe është duke u hetuar rastin.

Po ashtu, është raportuar në Polici se në postën doganore nga Hong Kongu ka arrit një dërgesë, ku në pako kishte një shurdhuese e armës, tri dorëza të pistoletës, disa pjesë të armëve të gjata dhe një shënjestër optike.

Dërgesa është në emër të dyshuarit, mashkull.

Njësia përkatëse policore ka konfiskuar pjesët e armëve dhe është duke e hetuar rastin. 

PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.