Kaçanik: Në Shkollën "Emin Duraku" rregullohet filtrimi ujit sipas standardeve të larta

KaçanikPostuar: 10:11 / 23.09.2016

Shkolla Fillore “Emin Duraku” tashmë ka ujin e pijes të filtruar sipas standardeve të larta, me sistem te sofistikuar të filtrimit.

Kjo u bë e mundur falë donacionit të “Rotary group” në konsultim me ambasadat vendase, dhe me participim të Komunës së Kaçanikut. 

Shkelzen Troni iniciues i këtij procesi dhe përfaqësues i kompanisë që ka bërë vendosjen e sistemit të filtrimit, tha se uji i pijes është i filtruar dhe se nxënësit tashmë kanë ujin e pijes të kontrolluar dhe të filtruar në këtë shkollë.

Edhe Drejtori për Arsim dhe Kulturë Enver Kamishi theksoi se Komuna e Kaçanikut ka mbështetur këtë projekt me një vlerë prej 30% të projektit në tërësi, ndërsa shtoi se ky projekt do të insistohet që të realizohet edhe në shkolla të tjera të Komunës së Kaçanikut. Vlera e projektit në tërësi është afër 7 mijë euro./InfoKomuna/