Në Smirë të Vitisë asfaltohen disa rrugë

VitiPostuar: 16:12 / 06.10.2017

Në fshatin Smirë të Komunës së Vitisë, sot kanë filluar punimet në asfaltimin e disa rrugëve.

Projektet infrastrukturore në këtë fshat janë duke u realizuar në kuadër të projektit të komunës së Vitisë, për asfaltimin e rrugëve rurale.

Konkretisht sot në Smirë u asfaltua Rruga e Kroit si dhe rruga që lidhë mes veti Rrugën e Shkupit me rrugën “Hetem Pajaziti”.

Gjithashtu në Smirë po vazhdojnë punimet edhe në asfaltimin e rrugëve të tjera si rruga e “Bibrrakëve” sipas zyrtarëve komunal së shpejti do të fillojnë punimet edhe në asfaltimin e rrugës “Bajram Ahmeti”.

VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...