Nënëshkruhet marrëveshje për punësimin e të rinjve në Kaçanik

KaçanikPostuar: 20:10 / 28.08.2018

Nënkryetari i komunës së Kaçanikut, Ylber Bajra, dhe Shqipe Breznica, Koordinatore e Projektit nga organizata Help, kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit në kuadër të programit trajnues "Programi i Trajnimit për Vetëpunësim". Ky program është i financuar nga projekti i USAID-it EMPOWER Sektori Privat, në partneritet me Agjencinë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (Sida).

Në bazë të marrëveshjes së arritur, Komuna e Kaçanikut dhe organizata Help do të bashkëpunojnë me qëllim të nxitjes së punësimit dhe ndërmarrësisë tek të rinjtë e cenueshëm dhe me mundësi të kufizuara ekonomike të kësaj komune. Gjithashtu, komuna e Kaçanikut do të bashkëfinancojë këtë program lidhur me aktivitetet që do që do të zhvillohen në këtë komunë.

“Programi i Trajnimit për Vetëpunësim” mbështetet në idenë se përkrahja e të rinjve të Kosovës në ndërmarrësi i mundëson ata t’i zhvillojnë shkathtësitë që do të rrisin mundësitë e tyre për punësim dhe jetesë të qëndrueshme. Programi gjithashtu synon të shenjëstrojë të rinjtë të cilët konsiderohen të jenë në rrezik për të mbetur të papunë për kohë të gjatë tek të cilët mund të thellohet ndjenja e zhgënjimit.

Përveç komunës së Kaçanikut, ky program do të zbatohet edhe në Gjilan, Hani i Elezit, dhe Viti. "Programi i Trajnimit për Vetëpunësim" do të implementohet nga Help gjatë 15 muajve të ardhshëm. /InfoKomuna/

VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...