Nënshkruhen kontratat me përfituesit e Projektit “M4Y” nga Komuna e Fushë Kosovës

Fushë KosovëPostuar: 11:07 / 26.01.2024

Në ambientet e Komunës së Fushë-Kosovës, janë nënshkruar kontratat ndërmjet Komunës-MAPL-CDF me përfituesit e Projektit “M4Y”.

Vlera e grantit të përfituar nga komuna e Fushë-Kosovës është 12,880 €, kurse përfitues janë 10 përfaqësues të organizatave dhe grupeve joformale nga komuna e Fushë Kosovës.

Nënkryetari i Komunës, Besnik Osmani, i uroi të rinjtë për përfitimin e projekteve si dhe i inkurajoi ata që të realizojnë këto projekte dhe të punojnë për të mirën e komunitetit në Fushë- Kosovë. Të rinjtë e interesuar për projektet për të rinj, në vazhdimësi do ta kenë mbështetjen tonë institucionale, theksoi z. Osmani.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga CDF-ja dhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport bashkë me Drejtorinë për Arsim pritët që këto ditë të fillojnë projektin e përbashkët “ Arti dhe Sporti në Shkolla”.
 

VushtrriKomente: 0 Kryetari Idrizi pritet në takim nga kryetari Hamza 13:59 / 13.05.2024 Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vizituar sot gjatë ditës Komunën e Mitrovicës, ku edhe është pritur nga kryetari i kësaj komune, Bedri Hamza.
IstogKomente: 0 Themelohet Asambleja Komunale e Fëmijëve në Istog 16:18 / 13.05.2024 Sot, Komuna e Istogut ka themeluar Asamblenë Komunale të Fëmijëve prej 27 anëtarëve, kjo me iniciativën e Sektorit për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete - Drejtoria për Administratë Komunale në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim dhe në mbështetje nga...
PrishtinëKomente: 0 Mbillen 3000 fara të drunjve përmes dronit në Kryeqytet 14:07 / 13.05.2024 Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se sot kanë bërë mbjelljen e 3000 farave të drunjve me dron, në bazë të iniciativës për ripyllëzim dhe vizionit për hapësira të pastra dhe të...