Nesër aksion pastrimi në Gjakovë

GjakovëPostuar: 14:35 / 15.12.2017

Let’s Do It Kosova do të organizojë nesër aksion pastrimi në Lagjen Berkoc, afër varrezave të qytetit të Gjakovës.

Aksioni do të fillojë në orën 11:00, ndërsa do të realizohet në kuadër të projektit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë “Let’s Do It Legal” i cili zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), ndërsa implementohet nga Let’s Do It Kosova, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Let’s Do It Kosova edhe më tej ju bën thirrje qytetarëve që në mënyrë masive të marrin pjesë në aksione të tilla të pastrimit, në mënyrë që të largohen mbeturinat e shumta dhe të rritet vetëdija për mbrojtje të mjedisit. /InfoKomuna/

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.