Nga sot fillon të ofrohet shërbimi i PAP testit në QKMF-në e Gjilanit
GjilanPostuar: 17:26 / 07.02.2024
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se, PAP testi është shërbimi shtesë i radhës që ka filluar të ofrohet nga sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan.
“Ky shërbim është mundësuar nga bashkëpunimi mes Komunës së Gjilanit, Spitalit të Përgjithshëm dhe organizatës AMC.
Për termine të PAP testit numri kontaktues është 044 294 094 nga e Hëna deri të Premten brenda orarit të punës. Ndërsa mostrat merren të mërkurën nga ora 07:00 deri në 14:00.” – ka njoftuar ndër të tjera kryetari Hyseni.