Nga sot në Prishtinë nis qarkullimi i 21 autobusë të rinj

PrishtinëPostuar: 10:08 / 01.10.2018

​Nga sot kryeqytetit do t’i shtohen edhe 21 autobusë urbanë. Kështu ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti duke treguar edhe linjat e reja që do të funksionalizohen falë autobusëve shtesë.

“Risi është linja e Kalabrisë që fillon te Pastrimi dhe kalon në disa rrugë të Kalabrisë përfshi rrugën te Stacioni, dhe “Banesat e Arapëve”. Po ashtu linjës 3 do t'i shtohet edhe një sub-linjë që kalon te Princi u Arbrit dhe përshkon edhe gjithë rrugën Muharrem Fejza”, ka shkruar Ahmeti.

Ai tutje ka treguar se një autobus do të qarkullojë tre herë në ditë në fshatrat e Gollakut deri në Keqekollë.

Bashkangjitur janë vizatimet në harta, përderisa Ahmeti ka paralajmëruar se ditëve në vijim do t’i paraqesin hartat e sakta në stacione si dhe broshurat.