Ngecin projektet e përbashkëta me ministritë në Prizren

PrizrenPostuar: 10:24 / 29.12.2017

Projektet e përbashkëta të Komunës së Prizrenit me disa nga ministritë e Qeverisë së Kosovës, të cilat gjatë vitit 2017 janë formalizuar me nënshkrimin e memorandumeve të mirëkuptimit, ende nuk janë realizuar.

Pjesa dërrmuese e tyre as nuk kanë nisur, ndërkohë që për disa projekte të kësaj natyre gjatë këtij viti vetëm janë iniciuar procedurat tenderuese.

Kësisoj zbatimi i këtyre marrëveshjeve, përkatësisht projekteve është karakterizuar me ecuri të ngadaltë.

Zyrtarët e Komunës së Prizrenit kanë shfaqur besimin se ato do të jetësohen gjatë vitit në vijim, meqë bëhet fjalë për nevojën e zbatimit të procedurave tenderuese që nganjëherë marrin kohë. Megjithëkëtë, sipas tyre, Komuna e Prizrenit do t’i përmbushë të gjitha përgjegjësitë e veta ligjore në raport me këto politika publike, shkruan sot Koha Ditore.

“Komuna është e gatshme që t’i kryejë të gjithë obligimet e veta që dalin nga nënshkrimet e këtyre memorandumeve. Kemi pasur kënaqësinë që fillimi i realizimit të memorandumeve të jetë gjatë këtij viti që po lëmë pas dhe do të jemi të gatshëm që të marrim përgjegjësitë dhe obligimet tona ligjore dhe publike edhe për vitin 2018. Në disa projekte të caktuara procedurat e tenderimit janë iniciuar dhe janë në vazhdimësi e sipër të rrugëtimit të tyre ligjor”, ka thënë shefi i Zyrës për Informim në Komunën e Prizrenit, Ymer Berisha.

PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.