Nis ndërtimi i memorialit në varrezat e dëshmorëve në Malishevë

MalishevëPostuar: 13:50 / 30.05.2018

Sot, kanë rifilluar punimet në ndërtimin e memorialit në varrezat e dëshmorëve në Malishevë, përkatësisht të dëshmorëve të Brigadës 122 “Imer Krasniqi”. Në ceremoninë fillimit të këtyre punimeve mori pjesë, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kryetari i degës së OVL të UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu dhe zyrtarë të tjerë.

Ky memorial, ndërtohet në kuadër të rregullimit dhe ndërtimit të memorialit dhe sheshit në këtë hapësirë, nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale.

Punimet e filluar kohë më parë, ishin ndërprerë për shkak të kërkesës së arsyeshme të organizatave të dala nga lufta, për ndërrimin e vendit, brenda hapësirës së varreza të dëshmorëve, me qëllim që ky memorial, në këtë hapësirë, të jetë më praktik dhe ti përshtatet hapësirës së varrezave. /InfoKomuna/

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...