Nis projekti gjysmëmilionësh në sheshin e Pejës

PejëPostuar: 15:14 / 19.06.2019

Në sheshin e qytetit të Pejës ka nisur të hënën realizmi i fazës së parë të projektit, që parasheh rindërtimin e pjesës qendrore të sheshit “Skënderbeu” deri të rruga që shkon për në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Fillimisht do të kryhen punimet në rregullimin e kanaleve atmosferik që kullojnë të reshurat në lumë. Sipas drejtorit të Financave, Jeton Abazaj, rindërtimi i sheshit të qytetit është planifikuar të bëhet në dy faza.

Faza e parë sivjet, që ka vlerë të kontraktuar prej 519 mijë euro, sipas dinamikës së punimeve me tender është e planifikuar siç thotë Abazaj të kryhet për tre muaj, shkruan sot Koha Ditore.

Me këtë projekt, që do të financohet me mjete të arkës komunale, është paraparë që të hiqen pllakat e mermerta në tërë hapësirën e sheshit dhe të zëvendësohen me kalldrëm italian. Kurse pjesa tjetër e sheshit deri në krye të korozos, që gjithashtu i ndërrohen pllakat dhe vendosët kalldrëm italian, sipas Abazajt do të rindërtohet vitin e ardhshëm me tender tjetër.

LipjanKomente: 0 Pritet ndërtimi i urës mbi Lumin Sitnica në tri vitet e ardhshme 14:08 / 07.05.2024 Sot, është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit nga Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu për bashkëfinancimin e projektit ndërtimin e urës mbi Lumin Sitncica.