Nis projekti i shumëpritur i ujit për banorët e Skënderajt

SkënderajPostuar: 13:44 / 08.12.2017

Më qëllim të përmirësimit të furnizimit me ujë të pijëshëm për qytetarët e Skenderajt, ka filluar realizimi i projektit të ndërtimit të stacioneve të pompimit në Shipol dhe në Brus, që do të përmirësojë furnizimin me ujë të pijëshëm për qytetarët e Skenderajt.

Në ceremoninë e fillimit të punimeve në këtë projekt ka marrë pjesë Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura me bashkëpunëtorë, përfaqsues të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinor, si dhe drejtuesit e komanisë së ujësjellësit regjional “Mitrovica”, Sami Miftari dhe Ilaz Halili.

Më këtë rast nënkryetari Nura ka deklaruar se projekti që po fillon sot do të përmirësojë shumë furnizimin me ujë të pijëshëm për të gjithë banorët e Skenderajt.

Ai ka thënë se investimet e Komunës së Skenderajt në rrjetin e ujësjellësit në fshatrat e Skenderajt dhe ky projekt që po fillon sot, janë jetike për qytetarët e Skenderajt.

Projekti i ndërtimit të stacioneve të pompimit në Shipol dhe Brus do të realizohet me financim të MMPH dhe Komunës së Skenderajt. Në fazën e dytë të këtij projekti do të bëhet edhe shtrirja e gypit kryesor furnizues që do të mundësojë furnizim të rregulltë me ujë të pijëshëm. /InfoKomuna/

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.