Nis rregullimi i shtratit të lumit që rrjedh mes Krushës së Madhe dhe Celinës

RahovecPostuar: 12:05 / 11.12.2018

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar nga Rumir Zhuniqi drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit, kanë vizituar punimet në projektin për rregullimin e shtratit të lumit që rrjedh ndërmjet fshatrave Krushë e Madhe dhe Celinë.

“Kanë nisur punimet për rregullimin e shtratit të lumit që rrjedh ndërmjet Krushës së Madhe e Celinë. Me këtë projekt synojmë që problemet e shumta që kanë shkaktuar vërshimet, si rrjedhojë e lumit, për banorët dhe bujqit e kësaj ane të zgjidhen me këtë projekt shumë të nevojshëm e kërkuar nga qytetarët”, është shprehur kryetari Latifi.

Ndërsa, nisjen e punimeve banorët e të dy fshatrave e kanë pritur mirë, pasi që siç kanë thënë ata, në vazhdimësi kanë pasur vërshime dhe dëmtim të kulturave bujqësore sa herë që ka pasur reshje të shiut. Ata kanë thënë se me rregullimin e shtratit, më nuk do të kenë vërshime e as dëmtim të kulturave bujqësore, pasi që një pjesë e madhe e banorëve, jetojnë nga të ardhurat që marrin nga puna që e bëjnë në bujqësi.

 

VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...
LipjanKomente: 0 Pritet ndërtimi i urës mbi Lumin Sitnica në tri vitet e ardhshme 14:08 / 07.05.2024 Sot, është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit nga Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu për bashkëfinancimin e projektit ndërtimin e urës mbi Lumin Sitncica.