Nisin punimet në zgjerimin e rrugës në hyrje të Veternikut

PrishtinëPostuar: 14:08 / 10.07.2019

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të mërkurën mori pjesë në fillimin e punimeve në zgjerimin e rrugës nacionale N2, segmenti hyrja në qytetin e Prishtinës nga ana e Veternikut, bashkë me urën që i lidhë rrugët nacionale N2 dhe N25.2, me kyçjen e autostradës R7 “Ibrahim Rugova”.

Ministri Lekaj theksoi se ky projekt, i cili është dashur të fillojë shumë më herët, është i domosdoshëm për të përballuar fluksin e veturave që ia mësyjnë Prishtinës.

Me qëllim të evitimit sa më të shpejtë të kolonave në këtë zonë, ai kërkoi nga kompania e kontraktuar që punët të përfundojnë sipas planit dinamik e në harmoni me standardet më të larta infrastrukturore.

Projekti për zgjerimin e rrugës nacionale N2 dhe N 25.2, bashkë me urën që i lidhë këto rrugë nacionale me kyçjen e autostradës R7 “Ibrahim Rugova”, ka kosto rreth 2.5 milionë euro. Ajo pritet të përfundojë për 155 ditë pune. /InfoKomuna/

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...