Nisin reshjet e borës, nga Ministria bëjnë të ditur se rrugët janë të kalueshme

Postuar: 11:30 / 14.01.2019

Sot në vendin tonë kanë filluar përsëri reshjet e borës. Pavarësisht kësaj, rrugët janë të gjitha të kalueshme.

Kjo është bërë e ditur nga zv/ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Rexhep Kadriu.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kadriu ka theksuar se pavarësisht të reshurave që kanë filluar sot, rrugët janë të kalueshme dhe se ekipet janë në terren duke u përkujdesur për mirëmbajtjen e tyre, transmeton InfoKomuna.

Postimi i plotë:

Pavarësisht të reshurave që filluan ditën e sotme, rrugët janë të kalueshme dhe ekipet tona janë në terren dhe po përkujdesen për mirëmbajtjen e tyre. Pajisjet dimërore dhe respektimi i rregullave në trafik, janë të domosdoshme.R.K


/InfoKomuna/

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.