Njoftim për Dëgjim Publik – Rregullorja e Orarit të Punës për Veprimtaritë Ekonomike në Komunën e Gjilanit
Ju njoftojmë se Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Gjilanit, ka draftuar Rregulloren për Fillimin dhe Mbarimin e Orarit të Punës të Subjekteve Afariste në Territorin e Komunës së Gjilanit!
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, e fton komunitetin e biznesit të merrni pjesë në Dëgjimin Publik për ndryshimin - plotësimin e Rregullores për Fillimin dhe Mbarimin e Orarit të Punës të Subjekteve Afariste në Territorin e Komunës së Gjilanit!
“Në jetën tuaj afariste për çdo ditë merren vendime afariste, si dhe zgjidheni rrugët nëpër të cilat duhet të ec biznesi juaj – bëhu pjesë aktive e këtij debati”
Të gjitha komentet dhe propozimet tuaja lidhur me ndryshimin/plotësimin e Rregullores për Fillimin dhe Mbarimin e Orarit të Punës të Subjekteve Afariste në Territorin e Komunës së Gjilanit mundë t’i dorëzoni edhe përmes postës elektronike:
Ju mirëpresim!
DËGJIMI PUBLIK
Ndryshimi/plotësimi i Rregullores për Fillimin dhe Mbarimin e Orarit të Punës të Subjekteve Afariste në Territorin e Komunës së Gjilanit!
Datë : 14.03.2024
Vendi : Salla e Kuvendit Komunal në Gjilan
Ora : 10:30