Peja mban diskutim publik për integritetin e komunës

PejëPostuar: 09:41 / 14.11.2018

Komuna e Pejës njofton se do të mbajë diskutim publik lidhur me draft-planin e integritetit të Komunës së Pejës.

Plani i integritetit është dokument strategjik dhe operativ i cili nxit komunën që të ofrojë shërbime transparente, efiçiente që kanë klientin në qendër të vëmendjes.

“Ftohen të gjithë qytetarët, përfaqësues të OJQ-vë, institucioneve publike, fetare, të sigurisë dhe individë të veçuar që të marrin pjesë në këtë diskutim, ku do të shqyrtohet dokumenti i planit të integritetit për komunën e Pejës”, thuhet në njoftimin e Komunës së Pejës.

Ky diskutim do të mbahet javën e ardhshme (20 nëntor), në sallën e  Kuvendit Komunal të Pejës. /InfoKomuna/