Peja nuk i ka verifikuar as 2 për qind të pronave

PejëPostuar: 10:14 / 18.07.2017

Sikur edhe vitet e mëparshme, edhe vitin e kaluar komuna e Pejës është treguar e papërmirësueshme për verifikimin në përgjithësi të pronave ekzistuese, si dhe regjistrimin dhe menaxhimin e pasurisë kapitale dhe jokapitale.

Sidomos verifikimi i pronave, që luajnë rolin kyç në të hyrat vetjake të komunës, Peja nuk i ka verifikuar as dy për qind të pronave në territorin e saj, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas të dhënave nga sektori i tatimit në pronë, komuna ka në evidencë 31 mijë e 703 prona të regjistruara, ndërsa siç ka konstatuar auditori i përgjithshëm, në vitin 2016 kishte bërë verifikimin e vetëm 578 pronave ekzistuese, e që është dashtë t’i verifikojë së paku një të tretën e pronave apo rreth 10 mijë prona.

Mosverifikimi i pronave, sipas auditorit mund të rezultojë me mangësinë e informatave të plota të pronës së tatueshme aktuale.