Për 11 muaj E-kioska në Lipjan lëshoi 1,600 dokumente të gjendjes civile

LipjanPostuar: 15:48 / 10.12.2018

Sistemi E-kioska pranë objektit të komunës së Lipjanit për 11 muaj të këtij viti ka lëshuar gjithsej 1,600 dokumente të gjendjes civile, raporton “Koha Ditore”.

Ndërkohë ajo më së shumti po shfrytëzohej gjatë sezonit veror derisa fluksi është më i madh i bashkatdhetarëve nga shtetet e ndryshme të botës.

Bukurije Zejnullahu - Jashari, shefe për informim në komunën e Lipjanit ka thënë se Drejtoria e Administratës gjatë periudhës 01.01.2018 deri më 26.11.2018 ka pajisur qytetarët me 43,780 dokumente të gjendjes civile.

“Nga E-kioska janë lëshuar gjithsej 1,600 dokumente të gjendjes civile, pajisje e cila po shfrytëzohet jashtëzakonisht shumë gjatë pushimeve të mërgimtarëve. E-kioska është projekt që Komunës së Lipjanit i ka kushtuar në vlerë prej 8,350.00 euro”, ka thënë ajo.

PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...