Përfaqësuesit juridikë të Komunave trajnohen për provimin e jurisprudencës

Postuar: 10:24 / 14.09.2021

Qendra e Trajnimit e Asociacionit të Komunave të Kosovës, ka mbajtur trajnimin gjashtë ditor për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës, me përfaqësuesit juridikë të komunave të Kosovës.

Qëllimi i këtij trajnimi ka qenë që përfaqësuesit juridikë të komunave të përgatiten për provimi i Jurisprudencës meqë duke u bazuar në Projektligjin për Avokaturën Shtetërore, ushtrimin e detyres së avokatit të shtetit nuk mund të ushtrohet nëse nuk e kanë të përfunduar provimin e Jurisprudencë.

AKK-ja i ka paraprirë këtij procesi, duke përgatitur përfaqësuesit juridik të komunave paraprakisht, me qëllim që provimi të kryhet nga ana e tyre para se ligji të hyj në fuqi, ngase AKK-ja po synon që avokatët e komunave të barazohen me avokatët e shtetit në çdo aspekt.
Trajnimi në tri ditët e para ka përfshirë çështje të ndryshme nga fusha civile, një ditë nga fusha administrative dhe dy ditë nga fusha penale.

Këtë trajnim, disa zyrtarë komunalë kanë pasur mundësinë që ta ndjekin edhe përmes platformës online “Zoom” e që nuk kishin mundësi të jenë fizikisht në trajnim.

Pjesëmarrësve në këtë trajnim u janë përgatitur materiale adekuate, si dhe gjatë trajnimit kanë punuar praktikisht detyra nga këto fusha. Po ashtu kanë bashkëpunuar si grup ku përvojat e secilit janë ndarë në grupe dhe kanë përfituar të gjithë nga përvojat e njëri-tjetrit.

Në këtë trajnim kanë marrë pjesë përfaqësuesit juridik të komunave: Istog, Gjakovë, Rahovec, Kaçanik, Suharekë, Lipjan, Podujevë, Malisheve, Skenderaj, Kamenicë dhe Hanë i Elezit. /InfoKomuna/