Përfundojnë dëgjimet buxhetore në Istog
Sot, kanë përfunduar dëgjimet buxhetore të Komunës së Istogut, ku është diskutuar planifikimi i buxhetit të komunës për vitin 2025- 2027.
Aty moren pjesë qytetarë pjesëmarrës, OJQ, shoqëri civile, gra, vajza dhe klube sportive dhe është diskutuar draft-lista e investimeve kapitale dhe përgjithësisht buxheti për vitet në vijim
Fillimisht, dëgjimet buxhetore janë mbajtur me Qytetin dhe Bashkësitë Lokale dhe pastaj me OJQ, shoqëri civile, gra, vajza dhe klube sportive. Në këto dëgjime buxhetore ka marr pjesë kryetari i Komunës, Ilir Ferati, Kryesuesi i Kuvendit, Enver Rugova, drejtor të drejtorive komunale dhe shumë qytetarë si dhe përfaqësues te OSBE-së.
Qytetarët dhe pjesëmarrësit tjerë, kishin mundësinë të prezantojnë kërkesat e tyre për projektet më prioritare të cilat sipas mundësive buxhetore, do të përfshihen në projekt buxhetin për vitin 2025.
Ekzekutivi i Istogut së bashku me Kuvendin Komunal dhe KPF-në sot ka përmbyllur dëgjimet me qytetarë dhe deri në fund të muajit shtator të këtij viti, qytetarët mund të ushtrojnë kërkesa pranë komunës, para se propozim vendimi të dorëzohet në Kuvend.
Ndryshe, buxheti i Komunës së Istogut për vitin 2025 është në vlerën prej 15 milionë e 937 mijë e 258 euro, ndërsa, kategoria e Investimeve Kapitale për vitin 2025 do të jetë në vlerën prej 4 milionë e 237 mijë e 001 euro.