Përmbaruesi privat i merr 2 milionë euro nga Drejtoria e Infrastrukturës

FerizajPostuar: 09:41 / 20.02.2018

Komuna e Ferizajt deri në fund të vitit është e obliguar t’i paguajë 41 milionë euro borxhe të trashëguara nga qeverisja e kaluar.

Ndërkohë vetëm në infrastrukturë kohët fundit përmbaruesi privat ia ka marrë mbi 2 milionë euro, derisa kompanitë private tashmë i kanë finalizuar projektet e tyre në infrastrukturën rrugore, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në këtë komunë gjatë periudhës së fundit janë grumbulluar rreth 10 milionë euro borxhe nga faturat e kompanive private, për zhavorrim të rrugëve, për ndriçim publik dhe dhjetëra projekte të tjera pa ndonjë mbulesë financiare.

Arbër Bytyçi, drejtor i Infrastrukturës i Ferizajt, ka njoftuar se nga pesë milionë e 200 mijë euro sa është buxheti i kësaj drejtorie për vitin 2018, 2 milionë euro tashmë ia ka marrë përmbaruesi privat, derisa kompanitë e ndryshme kanë finalizuar projektet e tyre rrugore.

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...