Përurohen tri rrugë në fshatrat e Gjakovës

GjakovëPostuar: 14:40 / 03.09.2018

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, në shoqërinë e kryetarit të Gjakovës, Ardian Gjini, të hënën përuroi tri rrugë në fshatrat e Gjakovës. Këto rrugë kanë një rëndësi të madhe për qytetarët të cilët i gravitojnë ato, duke shtyrë përpara kompletimin e infrastrukturës rrugore të Gjakovës dhe rritjen e perspektivës së turizmit në këto fshatra, njofton InfoKomuna.

Rruga Bardhaniq-Dashinoc, me gjatësi prej afro 7 kilometra dhe me kosto prej mbi 600 mijë euro. Rruga Skivjan-Novosellë, me gjatësi prej 2 kilometra dhe me kosto prej mbi 200 mijë euro dhe Rruga Pnish-Damjan, që ka gjatësi prej mbi 5 kilometra dhe me kosto prej afro 400 mijë euro. “Synimi jonë është që të lidhim mes vete fshatrat e qytetet, t’u ndihmojmë njerëzve në lirinë e lëvizjes dhe të ndihmojmë zhvillimin e vendeve rurale” deklaroi pos të tjerash ministri Lekaj.

Por premtoi se këto nuk do të jenë projektet e fundit për Gjakovën, e cila ishte pak e pranishme në hartën e investimeve të Ministrisë së Infrastrukturës, qeverisjen e kaluar. Ai theksoi se janë në përmbyllje të ciklit të mbështetjes së komunave në mbarë vendin, në vlerë prej 42 milionë euro.

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.