Përurohet fillimi i punimeve në rregullimin e rrjetit të ujësjellësit në fshatrat Bardh i Madh dhe Sllatinë e Madhe dhe lagjet 028 - 029 të Fushë Kosovës

Fushë KosovëPostuar: 18:09 / 28.12.2023

Kryeministri Kurti, Ministri Krasniqi dhe Ministri Aliu përuruan fillimin e punimeve të projektit për rregullimin e rrjetit të ujësjellësit në lagjet 028 - 029 dhe fshatrat Sllatinë dhe Bardh i Madh të Komunës së Fushë Kosovës.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu kanë përuruar fillimin e punimeve për realizimin e projektit për rregullimin e rrjetit të ujësjellësit për lagjet 028 – 029 dhe fshatrat Sllatinë dhe Bardh i Madh.

Ky projekt ka për qëllim rregullimin e rrjetit të ujësjellësit për lagjet 028 - 029 si dhe fshatrat Sllatinë dhe Bardh i Madh në mënyrë që të sigurohet për herë të parë uji i pijes për banorët e këtyre fshatrave dhe lagjeve me rreth 10 mijë banorë. Ky projekt prej 3 milion euro do të përfundoj brenda 2 viteve.
 

IstogKomente: 0 Themelohet Asambleja Komunale e Fëmijëve në Istog 16:18 / 13.05.2024 Sot, Komuna e Istogut ka themeluar Asamblenë Komunale të Fëmijëve prej 27 anëtarëve, kjo me iniciativën e Sektorit për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete - Drejtoria për Administratë Komunale në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim dhe në mbështetje nga...
VushtrriKomente: 0 Kryetari Idrizi pritet në takim nga kryetari Hamza 13:59 / 13.05.2024 Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vizituar sot gjatë ditës Komunën e Mitrovicës, ku edhe është pritur nga kryetari i kësaj komune, Bedri Hamza.