Përurohet Qendra e Mjekësisë Familjare në Koshtovë
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka njoftuar se sot kanë bërë përurimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Koshtovë, e cila do të ofrojë të gjitha shërbimet e kujdesit parësor të mjekësisë familjare, stomatologji dhe analiza laboratorike me pajisjet më moderne.
Njoftimi i plotë i kryetarit Hamza:
“Të dashur qytetarë,
Kam kënaqësinë të ju informoj që sot përuruam Qendrën e Mjekësisë Familjare në Koshtovë. Edhe kjo qendër do të ofroj të gjitha shërbimet e kujdesit parësor të mjekësisë familjare, stomatologji dhe analiza laboratorike me pajisjet më moderne.
Kjo është qendra e 9-të shëndetësore e ndërtuar apo renovuar në qytetin tonë për këto 2 vite, duke i’u shtuar qendrave tjera të mjekësisë në:
• Shipol
• Kçiq i Madh
• Shupkovc
• Stan Tërg
• Frashër
• Vllahi
• Zabërgjë
• Rashan
Edhe 5 qendra të tjera të mjekësisë janë në proces renovimi apo ndërtimi!
Shëndetësia është transformuar ashtu siç kam premtuar!”